Infektuar: 4100|Shëruar: 2063|Vdekur: 86

Donald Trump suspendohet nga Twitch, ndërsa Reddit mbyll forumin e mbështetësve të presidentit

Donald Trump është suspenduar nga platforma e famshme për livesteam, Twitch për “sjellje urrejtëse” dhe Reddit ka mbyllur një forum për mbështetësit e presidentit.

Twitch, e cila është në pronësi të Amazon, tha se kishte ndaluar përkohësisht kanalin e presidentit sepse shkelte politikën e saj të sjelljes kundër urrejtjes.

“Sjellja e urrejtjes nuk lejohet në Twitch”, tha një zëdhënëse e kompanisë.

“Në përputhje me politikat tona, kanalit të Presidentit Trump i është lëshuar një suspendim i përkohshëm nga Twitch për komentet e bëra në transmetim, dhe përmbajtja ofenduese është eliminuar.”

Reddit tha se kishte mbyllur forumet e r/The_Donald dhe r/ChapoTrapHouse të drejtuara nga mbështetësit e presidentit, pasi njoftoi se faqja ka bërë një rregullim të politikave të saj të përmbajtjes.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001