Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

Dita e Superkupës së Kosovës, përballen Drita dhe Prishtina

Sot me fillim nga ora 12:00, me kohën tonë lokale do të luhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës.

Për herë të parë, organizimi i ndeshjes së Superkupës do të bëhet jashtë vendit, më saktësisht në Antalya të Turqisë, në qendrën sportive Mardan.

Drita siguroi pjesëmarrjen në Superkupën e këtij viti pasi fitoi titullin sezonin e shkuar, kurse Prishtina garon si fituese e Kupës së Kosovës.

Drita dhe Prishtina janë duke e kryer fazën përgatitore për stinorin pranveror në Antalya të Turqisë, ndërsa janë akomoduar atje tash e disa ditë.

Klubet janë të obliguara t’iu përmbahen masave antiCovid-19, që janë të caktuara me ligjet e autoriteteve turke, por sa i përket testit për koronavirus ekipeve do t’u vlejë testi me të cilin kanë hyrë në Turqi.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001