Infektuar: 18713|Shëruar: 15256|Vdekur: 675

Dënohet me katër vite burg presidenti i klubit shqiptar

Gjykata e Lezhës ka vendosur ditën e sotme masën e arrestit me burg për katër vite ndaj presidentit të klubit të Kategorisë së Parë, Besëlidhjes, Gjok Nokës.

Noka është dënuar për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e tjetërsimit të tokave në bregun e Shëngjinit.

Gjykata e Lezhës dha verdiktet për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn (4 vite burg), ish-drejtorin i Hipotekës së Lezhës Artan Dajën (2 vite burg), ish-n/kryetarin e bashkisë së Lezhës Enver Hafizin (1 vit burg) dhe ish-kryetarin e Këshillit Bashkiak të Lezhës Gjok Nokën (4 vite burg).

Për t’u theksuar se ky vendim nuk është i formës së prerë dhe në këtë formë, zyrtarët e dënuar nga ana e Gjykatës së Lezhës kanë mundësinë e apelimit të çështjes.

Image
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001