Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

David Alaba vërshohet nga gazetarët

Real Madridi e ka prezantuar sot David Alaban, blerja e parë për këtë verë.

Mbrojtësi austriak e ka zgjedhur numrin 4 në fanellën e tij, të cilin deri sot e mbajti legjenda dhe ish kapiteni tashmë, Sergio Ramos.

Për shkak se rinovimet po vazhdojnë në “Santiago Bernabeu”, ai u prezantua në Valdebabas dhe gazetarët tentuan të nxjerrin gjithçka nga transferimi i ri i Madridit që do të ketë presion të hatashëm, sidomos pas marrjes së numrit 4.

“Më vjen keq që Zidane nuk më trajneri i ekipit, por jam i lumtur që në stol është Ancelotti, të cilin e njoh shumë mirë. Luaj në disa pozicione, jam gati të aktivizohem aty ku dëshiron trajneri. Mbappe? Ai është i jashtëzakonshëm, por pyesni persona të tjerë për këtë temë.

E ndiqja Realin kur isha i vogël, ndodhesha në Vienë dhe flitej shumë për këtë klub, ky është shkaku pse jam i lumtur që ndodhem këtu. E pranoj që do të më pëlqente të luaja me Sergio Ramos, të njëjtën gjë mund të them për Varane”, përfundoi David Alaba.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001