Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Cristiano Ronaldo e kalon Juventusin në epërsi pasi e huqi një gol të sigurt nga dy metra prej porte

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit në ndeshjen e Serie A që po konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Cristiano Ronaldo kishte rast shumë të mirë në minuan e dytë të takimit, ku nga afërsia prej dy metrave nuk e devijoi topin me kokë drejt portës.

Por sulmet e zonjës së Vjetër nuk u ndalën drejt portës së Napolit.

Në minutën e 13-të Federico Chiesa kalon dy lojtarë të Napolit, harkon në zonë dhe Ronaldo me një gjuajtje të bukur shënon për 1-0.

Juventusi dhe Napoli po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001