Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

Chelsea dhe Atletico duelojnë për mbrojtësin gjerman Ginter

Matthias Ginter pritet të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi është afër largimit nga Borussia Moenchegladbach.

Mbrojtësi gjerman ka shkëlqyer në dy vitet e fundit, teksa për të tani ka interesim nga skuadrat e mëdha.

Mediat gjermane kanë raportuar se Atletico Madrid dhe Chelsea janë dy skuadrat që duan me çdo kusht transferimin e Ginter.

26-vjeçari falë paraqitjeve të mira është bërë ndër lojtarët kryesorë tek Kombëtarja e Gjermanisë dhe çmimi i tij është rritur ndjeshëm.

Matthias Ginter. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Ginter këtë edicion është paraqitur në 36 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar një gol e ka bërë dy asistime.

Qendërmbrojtësi shtatlartë vlerësohet rreth 40 milionë euro nga Gladbach, para që nuk përbëjnë problem për dy ekipet si Chelsea e Atletico Madrid.

Vet lojtari ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar një skuadrës më të madhe, ndërsa po pret tani lëvizjen e dy ekipeve për të.

Gjithnjë sipas medieve gjermane, dy gjigantët evropianë gjatë ditëve në vijim pritet të dalin me oferta zyrtare për transferimin e Ginter.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001