Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Çerdhet vendosin të hapen nesër, Shpend Ahmeti s’e thotë asnjë fjalë

Pavarësisht se komunat duhet të thonë fjalën përfundimtare, çerdhet kanë lëshuar njoftimet se nga nesër hapen shtëpitë e fëmijëve. Asociacioni i Institucioneve Parashkollore ka njoftuar se nga e hëna hapen çerdhet për të mos u mbyllur më. Kanë thënë se kanë plotësuar të gjitha kërkesat higjeno-sanitare.

“Pas vendimit të institucioneve qëndrore shtetërore të Kosovës se përgjegjësia për rihapjen e kopshteve/çerdheve bie mbi institucionet lokale (komunat) si dhe në mungesë të koordinimit të të gjitha komunave që kopshtet të hapen në unison njëjtë, si dhe pas kërkesave të pandërprera nga prindërit, ne si Asociacion i Institucioneve Parashkollore Private duke qenë nën ombrellën e MASHT-it dhe duke qenë të sigurtë se gjithnjë që nga fillimi i kemi plotësuar kushtet higjieno-sanitare nën mbikqyrjen e inspektoriateve të AVUK-ut, MASHT-it, DKA-ve kemi vendosur një zëri që: – KOPSHTET/ÇERDHET PRIVATE të RIHAPEN DITËN E HËNË ME 03.08.2020, PËR MOS T’U MBYLLUR MË KURRË”, thuhet në njoftim.

“Gjithnjë duke respektuar protokolin tashmë të implementuar prej datës 01 qershor kur u bë rihapja pas mbylljes dymujore të pandemisë”, shkruan më tej në njoftim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001