Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Cakaj: Qeveria e Shqipërisë mbështet financiarisht hapjen e librarisë shqipe në Ulqin

Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Cakaj mes tjerash njofton se ky projek duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i Cakajt:

Edhe një tjetër punë e vyer e Shqipërisë për shqiptarët …

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë.

Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001