Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Caballero, lojtari më i vjetër që luan në një finale të Kupës FA

Willy Caballero do të shënojë një rekord me të vërshëlluar gjyqtari në finalen e Kupës FA.

Portieri argjentinas, Caballero, do të bëhet sot lojtari më i vjetër që paraqitet në një finale të Kupës FA, Me 38 vite dhe 308 ditë mbi supet e tij, Caballero do të mbrojë porten e Chelsea në finalen kundër Arsenal.

Frank Lampard i ka besuar portierit pozitën e startuesit, pas një forme jo të mirë të Kepa Arrizabalaga.

Mbrëmë trajneri shprehej se nuk ishte i sigurt për zgjedhjen e tij, por 1 orë para ndeshjes, në formacionin e publikuar ka figuruar emri i Willy Caballero.

Kujtojmë se ndeshja mes Arsenal dhe Chelsea luhet me fillim nga ora 18:30.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001