Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

Bytyqi: Ishim pajtuar me të gjitha partitë në Kuvend që ta votojmë ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se para se ta propozonte projektligjin, paraprakisht kishte biseduar me të gjitha partitë politike në Kuvend, përveç Listës Serbe dhe të gjitha ishin pajtuar që të votohet ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së. Por, kjo nuk ndodhi.

“Me iniciativën time kam takuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvend, flas për të gjitha grupet parlamentare në Kuvend dhe komunitetin jo-shumicë 6+. Në tryezë kanë qenë edhe shoqatat e dala nga lufta. Kemi biseduar për arsyeshmërinë e ligjit, se sa është i arsyeshëm ky ligj. Kemi pasur vërejtje dhe dyshime të vogla rreth amendamenteve të caktuara. Por, jemi pajtuar dhe dakorduar me të gjitha partitë politike”, është shprehur Bytyqi.

“Është e pakuptueshme dhe e pabesueshme ajo çka ndodhi sepse kemi pasur dakordim me të gjitha subjektet politike që janë në Kuvend përvec Listës Serbe”, ka thënë Bytyqi.

“Është e vështirë ta kuptoj se si deputetët tanë nuk janë në gjendje të hyjnë në sallën e Kuvendit, një pjesë dërmuese e tyre ishin në korridore, një pjesë në bufe dhe një pjesë brenda. Nuk tentuan as të votojnë, s’ka lidhje qëndrimi. Në këtë rast, me mosvotimin e tyre ky projektligj po vazhdon të shtyhet”, shtoi Bytyqi.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001