Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Bordi i Përkohshëm i Postës zgjedh kryeshef ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi

Sot, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevet Smakiqi.

Në njoftimin për media thuhet se Xhevdet Smakiqi, ka mbi 15 vite përvojë menaxhuese në Postën e Kosovës.

“Gjatë intervistës së kandidatëve, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kishte ftuar për monitorim organizatën BIRN, për të qenë më transparent në tërë këtë proces, ndërsa ka në dispozicion për secilin organizatë apo media të interesuar çdo dokument për secilin kandidat, deri në vendimin e përzgjedhjes”, thuhet më tej.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Bordi i Përkohshëm i Drejtoreve është i vetëdijshëm për gjendjen e ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës, andaj përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.

“Ky vendim do të ndikojë në përmirësimin e vendimmarrjes, e cila ka qenë që një vit pothuajse me ushtrues detyre si pozitë kyçe e ndërmarrjes”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001