Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Bojan ka një këshillë për Barcelonën: Ter Stegen duhet të jetë prioriteti

Bojan Krkic ka disa këshilla për Barcelonën.

Ish lojtari i skuadrës së Barcelonës, ka disa këshilla për skuadrën katalane në kohën e merkatos së verës.

Bojan beson se para se Barca të shoh për lojtarë të rinj, ata duhet të fokusohen në nënshkrimin e Marc Andre ter Stegen.

“Unë kam shumë besim te Marc-Andre ter Stegen”, ka thënë Bojan,

“Unë besoj se gjatë këtyre viteve te Barca, ai është përmirësuar shumë si portier dhe është tani në mesin e më të mirëve në botë”, ka shtuar Krkic.

“Ai është vetëm 28 vjeç, gjë që i jep edhe më shumë hapësira për t’u përmirësuar. Për këtë arsye, sipas meje, rinovimi me të duhet të jetë prioriteti i Barcelonës këtë verë. Roli i tij është kyç për të ardhmen dhe të tashmen e klubit”, ishin fjalët e ish sulmuesit të Barcës.

Barcelona dhe Ter Stegen kanë hapur negociatat tash e një kohë por nuk po arrihet marrëveshja. Thuhet se gjermani ka kërkesa të larta për pagën.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001