Infektuar: 56427|Shëruar: 49293|Vdekur: 1447

BMW lë pas Lexus dhe Mercedes

Prodhuesi bavarez mori titullin e markës më të shitur të makinave premium në Shtetet e Bashkuara, pasi mundi rivalët e saj në një garë të ngushtë.

Tregu amerikan është një nga më të rëndësishmit për prodhuesit e makinave në botë. Kështu ishte në vitin 2020, një vit i shënuar nga një pandemi dhe një rënie në shitjet e automjeteve, transmeton Telegrafi.

Në rrethana të tilla, BMW bëri më të mirën, duke shpërndarë 278,732 vetura te klientët në Shtetet e Bashkuara, megjithëse regjistroi një rënie të shitjeve prej 17.5% në vit.

Në vendin e dytë është marka luksoze e Toyota – Lexus, me 275,041 automjete të dorëzuara dhe një rënie prej 7,7%, ndërsa Mercedes zuri vetëm pozicionin e tretë me 274,916 makina të shitura dhe një rënie të shitjeve prej 13%.

Siç thuhet, furgonët e tyre nuk janë përfshirë në shitjet totale të Mercedes.

Audi, i cili është në pozicionin e 4-të, regjistroi një rënie prej 17% në vitin 2020, duke shpërndarë 186,620 makina për klientët në Shtetet e Bashkuara.

Nga prodhuesit e tjerë premium, marka Acura e Honda me 136.983 automjete të shitura është në vendin e pestë, dhe Cadillac, i cili dha 129,495 vetura, është i gjashti.

Lincoln shiti 105,410 automjete amerikanëve vitin e kaluar, dhe marka premium e Nissan Infiniti shiti 79,502 makina.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001