Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

“Bloody Nose, Empty Pockets” me absurditetin e të dehurve

“In vino veritas” (Në verë pushon e vërteta) është proverb i vjetër, por në fakt e vërteta mund të gjendet në çdo lloj alkooli. Te “The Roaring 20s”, një bar në Vegas që shërben si skenë për zgjuarsinë e Bill dhe Turner Ross të “Bloody Nose, Empty Pockets”, i cili tërhoqi vëmendjen në “Sundance”, personazhet gjejnë thellësinë e mendimeve në birrë, whiskey, gin, rum, vodka – në fakt, në gjithçka përveç në verë, nëse duhet të mendosh në këtë mënyrë.

Gjatë një dite, që nga pëllumbat e hershëm që ecin ngadalë në 11:00 paradite deri te daljet duke ecur pa ekuilibër në katër të mëngjesit, ky koleksion i çuditshëm shpërndan absurditetin e të dehurve dhe perla të zgjuarsisë së përplasjeve. Interieri i errët me drita krishtlindjesh përbën një ekosistem social plot me energji, dhe pasi që filmi është vendosur në ditët e fundit të “The Roaring 20s”, ka po ashtu edhe një energji pikëlluese.

Në lokacionin më të thjeshtë, ne shohim jetën dhe vdekjen duke na kaluar para syve. “Ne e kemi kuptuar se nuk është, ‘Hej, Bill, kam një ide për një dokumentar”, thotë Turner. “Më shumë është, ‘Ne kemi këtë ide me një hapësirë, një seri me fotografi, një histori të cilën ne dëshirojmë që ta tregojmë, një kornizim të projektit’. Por ne nuk jemi të sigurt sesi do ta bëjmë këtë. Ne e dinim se ky projekt i kornizuar në Vegas do të ishte esencial për atë që ne po bënim, por na është dashur skena ideale. Pasi që jetojmë në New Orleans, vetëm pas disa udhëtimeve në Vegas dhe audicioneve atje, e kuptuam se ne kishim burimet më të mira në oborrin tonë”.

Këto burime përfshinin kastën. Bill dhe Turner shkonin në bar dhe bisedonin me “këdo që ishte i interesuar për të biseduar”, dhe përgjatë rrugës ata mblodhën figura të larmishme që e shfaqin personalitetin në një thellësi të mirë.

Është një veteran afroamerikan që qan nga neglizhenca e qeverisë për ish-ushtarët; një që i përngjan Albert Einsteinit e që me sukses ua kalon të gjithëve me pije; beqarja Pam, argëtuese e plot jetë e që shkund “gjokset e saj 60-vjeçare”, pasi që pi disa birra; Michael, i vetmi aktor i trajnuar nga turma. Ai ilustron turbullimet e realitetit dhe dredhitë, punonjës i përhershëm i skenës teatrore vendore që portretizon versionin e tij kur është jashtë punës. Është i dhënë pas barit pasi që e sheh si shtëpi të dytë të cilën mund ta humbasë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001