Infektuar: 73048|Shëruar: 61986|Vdekur: 1649

Beyonce ka nisur fushatë për mbledhjen e fondeve për qytetarët e pambrojtur të Teksasit

Këngëtarja amerikane, Beyonce është bashkuar me Adidasit dhe organizatën, Bread of Life për të mbledhur para për banorët e Teksasit që po luftojnë me pasojat e stuhisë së akullit Uri.

Më shumë se 40 njerëz humbën jetën në dhe pas stuhisë së akullit që goditi shtetin teksasian disa ditë më parë. Disa miliona njerëz aktualisht jetojnë pa ilaçe, ushqim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

Aksione të shumta humanitare janë nisur në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe qindra mijëra dollarë janë mbledhur tashmë për t’i ndihmuar.

Kujtojmë, kjo nuk është hera e parë që Beyonce ndihmon amerikanët përmes Fondacionit BeyGOOD. Gjatë vitit 2020, këngëtarja dhuroi vazhdimisht fonde për blerjen e ushqimit, maska mbrojtëse, dezinfektues dhe ilaçe.

Përveç kësaj, fondacioni i saj shpërndau 2.5 milionë për ndërmarrjet më të vogla të kërcënuara nga pandemia, si dhe 500 mijë dollarë për familjet e kërcënuara me dëbim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001