Infektuar: 56138|Shëruar: 499604|Vdekur: 1433

Bebe Rexha uron në gjuhën shqipe, teksa sjell pamje festive nga parada për 28 Nëntor në New York

Bebe Rexha ka sjellur pamje nga parada ku mori pjesë ajo.

Bebe Rexha po feston 28 Nëntorin me familjen e saj, në New York.

Ajo pak më parë bëri të ditur se do të merrte pjesë në paradën e organizuar në nder të festës së Ditës së Flamurit.

Ndërsa duket se ajo po ia kalon mjaft të mirë, pasi ajo ka hyrë në Instagram për të sjell disa pamje nga parada e organizuar e cila u mbajt në Staten Island të New York-ut.

Ndërkohë që Bebe po regjistronte veten me telefon mbi veturë, mund të dëgjohet duke thënë, “Urime 28 Nëntori të gjithëve”.

Ajo dukej tejet e lumtur që po merrte pjesë në këtë event, ku për këtë rast edhe ishte veshur me simbole të flamurit shqiptar.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001