Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

Bashkëshorti ia zbulon 42 mijë eurot që Vjosa Osmanit fshehu në deklarimin e pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik për vitin 2020. Në deklarimet e pasurisë, është vërejtur një mos-përputhje e shumës së parave të mbajtura në bankë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Kjo e fundit, në pasurinë e saj nuk i ka deklaruar mbi 42 mijë euro të mbajtura në bankë, e të cilat figurojnë në regjistrin e pasurisë së bashkëshortit të saj Prindon Sadriut, por në emër të Vjosa Osmanit.

Shtëpi, banesa e parcela toke në vlera të ndryshme monetare ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kryesisht, këto asete janë deklaruar në emër të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu. Pra, të njëjtat nuk janë prona të Osmanit, por të bashkëshortit të saj,

Pronat e paluajtshme – Vjosa Osmani

Pasurinë e tij në AKK e ka deklaruar edhe vet bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu, në cilësinë e zyrtarit në ministrinë e Jashtme.

Ajo që bie në sy është se Sadriu i ka deklaruar 42 mijë e 348 euro të mbajtura në bankë, e të cilat janë nën pronësinë e bashkëshortes së tij, kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Mirëpo kjo e fundit nuk e ka deklaruar shumën e njëjtë në AKK.

Ajo në deklarimin e saj ka thënë se në të njëjtën bankë ka vetëm 6 mijë e 226 euro, dhe në një llogari tjetër 6 mijë e 175 dollarë.

Në një përllogaritje të thjeshtë, dallimi mes këtyre dy shumave të deklaruara nga Osmani dhe bashkëshorti i saj, është rreth 30 mijë euro.

Një mos-përputhje e tillë nuk dihet pse ka ndodhur, teksa para disa ditësh Osmani ishte vënë në qendër të vëmendjes për shkak se mediat kishin raportuar se ajo ka blerë parcelë toke në kohë pandemie.

Raportimet në fjalë i kishte demantuar vet Osmani, duke thënë se shtëpia është kontraktuar në vitin 2019 dhe jo në kohë pandemie, si dhe me mjetet nga kursimet dhe burime tjera.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Vjosa Osmanit mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Prindon Sadriut, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001