Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Bale te Tottenhami shumë afër të ndodhë

Edhe në këtë afat kalimtar Gareth Bale ishte një nga lojtarët më të përfolur për të ndryshuar klub.

Duket se edhe kësaj telenovele i ka ardhur fundit, nga raportimet e fundit nga Sky lojtari është shumë afër rikthimi te Tottenhami.

Sipas gazetarit të njohur në botën e transferimeve Fabrizio Romano, lojtari ka pranuar kalimin te klubi nga Londra dhe e gjitha kjo është aprovuar edhe nga trajneri Jose Mourinho.

Bale do të kalojë si huazim një vjeçar dhe e gjithë rroga (17 milionë euro në sezon) do të paguhet nga Spurs.

Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti, pasi është vet lojtari që po i shtytë të dy palët që çdo gjë të kryhet sa më shpejt dhe mos të ketë një tjetër dështim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001