Infektuar: 53939|Shëruar: 48066|Vdekur: 1392

Arrestohen dy persona në Lipjan, policia u gjeti armë në veturë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit të tyre, i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me gjashtë fishek, një pistoletë e 15 fishek dhe dy thika.

Armët e zjarrit ishin me leje valide. Në veturë ishin edhe dy qenë gjuetie. Ndërsa gjatë kontrollimit të një shtëpie, është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 20 fishek (me leje valide) dhe 4 fishek të pushkës së gjuetisë.

Me vendim të prokurorit, rastet janë cilësuar si më lartë dhe të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001