Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

Arkitektura e vjetër e Prishtinës humb shtëpinë njëshekullore

Ishte e vetmja shtëpi e moçme që kishte mbetur në rrugën “Ismail Dumoshi”. Muret me qerpiç dhe trarë të vënë kryq e tërthor ishin mbijetoja e stilit të dikurshëm arkitektonik kundrejt shumëkatëshve të ndërtuara në të dyja anët e rrugës. Nga e enjtja, shtëpia e ndërtuar para gati një shekulli, pronë e familjes Gashi, është e tëra gërmadhë.

“Ishte shtëpia më e vjetër e mëhallës. E mbaj mend prej viteve ‘60”, ka thënë njëri nga banorët e lagjes teksa shikonte rrënojat.

Ekskavatori thuajse kishte shembur ngrehinën dykatëshe kur inspektorë të Komunës së Prishtinës arritën në vendin e ngjarjes.

Mungesa e lejes ka qenë arsyetimi i Inspektoratit të Prishtinës për të ndaluar rrënimin e për të vënë shirita pranë rrënojave.

“Rrënimi është ndërprerë për shkak se pala s’ka paraqitur leje të rrënimit, si dhe është rrethuar me shirit hapësira”, ka thënë për KOHËN Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Paraprakisht, inspektorët i ishin drejtuar Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Prishtinë. Meqë ndërtesa nuk figuronte në listën e objekteve të mbrojtura, sipas Tahirit, “inspektori vazhdon me procedura si për çdo objekt tjetër”.

Por sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore-Prishtinë, shtëpia e familjes Gashi bën pjesë brenda zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001