Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Arben Beqiri lë pas tumorin, rikthehet në stërvitje me Trepçën'89

Portieri mitrovicas, Arben Beqiri, pas më shumë se 10 muajve i është kthyer futbollit.

Ai kishte vuajtur nga tumori në lukth, sëmundje e cila e largoi nga fusha e gjelbërt, mirpo të cilën e kaloi me sukses dhe tashmë ai prej të hënës ka filluar të stërvitet me Trepçën'89.

Në një intervistë për "Mitro Sport", Beqiri ka thënë se në stinorin vjeshtor nuk do të jetë gati të paraqitet në fushë, mirpo ai do të përgatitet për stinorin pranveror.

Ai poashtu ka thënë se për momentin ndihet mirë dhe nuk ka ndonjë telashe dhe nëse shkon gjithçka mirë, d ota shohim shumë shpejt në portë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001