Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Aprovohet ilaçi që lehtëson depresionin brenda 4 orëve

Një ilaç antidepresiv, në formë të sprejit është aprovuar nga shefat e Shëndetit në ShBA, për trajtimin e personave depresivë, shkruan Dailymail.

Spravato, e krijuar nga Janssen, një degë e gjigantit farmaceutik Johnson and Johnson, se fundmi ka marrë dritën e gjelbër nga FDA në Amerikë.

Ky vendim do të thotë që mjekët në të gjithë Amerikën tani do të mund ta përshkruajnë këtë ilaç për trajtimin e pacientëve me mendime vetvrasëse, të cilët nuk kanë arrritur të shërohen nga përdorimi I antidepresantëve të tjerë.

Ky sprej mund të jetë I vlefshëm për 2 milion njerëz në të gjithë ShBA, të cilët vuajnë nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse, 50.000 prej të cilëve e marrin jetën e tyre çdo vit.

Studimet kanë treguar që Spravato mund t’I zbutë simptomat e depresionit brenda katër orëve. Spreji është I krijuar nga esketamina, një ilaç I familjes së ketaminës, I cili është përdorur për dekada të tëra si një anestetik I fuqishëm për të pregatitur pacientët për operacione.

Për dallim nga antidepresantët e tjerë, Spravato mendohet se ka si objektiv kimikatet e trurit përgjegjëse për gjendjen shpirtërore dhe emocionale.

Vendimi ka ardhur për shkak se në studimin e bërë muaj më herët për efektivitetin e këtij ilaçi, është vërejtur se 42 përqind e pjesëmarrësve janë shëruar nga depresioni brenda një muaji.

Ky sprej do të mund të merret përmes rrugëve nazale dhe është shumë më praktik në krahasim me ketaminën , e cila normalisht jepet vetëm me anë të rrugëve intravenoze

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001