Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Apple do ta lëshojë iOS 14 dhe iPadOS 14 më 16 shtator

Versionet e reja të sistemeve operativ për iPhone, iPad, Apple Watch dhe Apple TV janë pothuajse gati.

Apple ka bërë të ditur sot se iOS 14 dhe iPadOS 14, si dhe versionet e reja të watchOS dhe tvOS, do të lëshohen për të gjithë përdoruesit të mërkurën, më 16 shtator 2020.

Apple ka prezantuar iOS 14 muaj më parë, duke sjellë disa risi. Widget me një dizajn të ri në Home Screen, App Library, një mënyrë të re për t’u qasur në App Store me App Clips, funksione të reja për mesazhet dhe shumë risi të tjera që do t’i përmendim në iPhoneAlbania në këtë artikull të detajuar.

Tani Widgets shfaqin informacione të domosdoshme me një vështrim dhe mund t’i fiksoni, me përmasat që dëshironi, në Home Screen. Çdo përdorues mund të krijojë një Stack me widget, që shfrytëzon inteligjencën e integruar në iPhone për të shfaqur një widget të caktuar në bazë të orës, vendit dhe aktivitetit.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001