Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Albumi i Dua Lipës kaloi mbi gjashtë muaj qëndrim në top 10 të albumeve më të dëgjuara

Artistja e njohur ka korrur sukses gjatë këtij viti.

Dhe, albumi i saj ‘Future Nostalgia’ po vazhdon të thyejë rekorde të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, albumi i sa është bërë albumi i parë i një artisteje femër që për gjashtë muaj me radhë qëndron pjesë në top listën e njohur botërore, Billboard 200, në top 10 më të mirat.

Mike Adam, ishte ai i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka vënë në pah këtë sukses të Duas.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në Billboard 200 këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, ka thënë ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001