Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Aktori Fatmir Xhelili ndërron jetë nga coronavirusi

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare aktori i humorit fierak, Fatmir Xhelili, si pasojë e coronavirusit.

Për 46 vite rresht ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuar Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.

Foto: Top Channel

Për aktorët e teatrit Bylis ndarja nga jeta e Fatmir Xhelilit është një humbje e madhe.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më I mirë. Disa nga komeditë që ai ka interpretuar, rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa e Chehovit”, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri I katit 15”, etj.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001