Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

Aktorët në prag të shfaqjes, Teatri Kombëtar pa ngrohje

Pak orë para premierës së shfaqjes “Kthimi i Karl Majit”, dramaturgu Jeton Neziraj nëpërmjet rrjeteve sociale, ka alarmuar se aktorët po bëjnë përgatitjet e fundit pa ngrohje, pavarësisht se sivjet Teatri Kombëtar i Kosovës është kyçur në sistemin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë.

“Sivjet Teatri Kombëtar është kyç në sistemin e ngrohjes së qytetit – megjithatë si krejt punët te ne – në Teatër as sot nuk ka ngrohje! E kemi premierë! U mërdhimë – por s’ka dert, se kemi shtet që na ngroh- me patriotizëm e asfalt, natyrisht!”, ka shkruar Neziraj në “Facebook”.

KOHA ka raportuar të enjten për problemet që Teatri Kombëtar i Kosovës po ka me ujërat e zeza. E pikërisht si pasojë e këtij problemi, punëtorët e “Termokosit” të mërkurën kishin shkuar në TKK për të lëshuar në funksion ngrohjen e re, por s’kishin arritur të bënin gjë.

Premiera e shfaqjes “Kthimi i Karl Majit” do të jepet sonte nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shfaqja me autor Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Rrustemit, ka në role kryesore aktorët Arta Muçaj, Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpëtim Selmani.

“Termokosi” ka nisur të enjten sezonin e ri të ngrohjes në kryeqytet, por ende disa lagje janë duke u ankuar për mungesë të ngrohjes.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001