Infektuar: 73048|Shëruar: 61986|Vdekur: 1649

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, djali i Blerim Avdijajt: Ndjehem si në një film të keq horror

Një veturë Citroën u përplas me një kamion në autostradë. Prindërit dhe dy fëmijë vdiqën menjëherë në vend të ngjarjes. Vajza më e vogël, Violeta tri vjeçare, mbijetoi mrekullisht. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, në afërsi të Rrëshenit.

Shoku është mjaft i thellë në Schaffhausen të Zvicrës, ku jetonte familja.

“Ndjehem si në një film të keq horror!” – ka thënë Mirsad Avdijaj (26) për gazetën Blick.

Ai është djali i madh i Blerim Avdijajt 51-vjeçar, që humbi jetën në aksident. Në aksident humbi edhe bashkëshortja e dytë e Blerimit, Anjeza (34), si dhe vajza e përbashkët e tyre Medina (6) dhe Klejidi 11-vjeçar, djali i Anjezës nga martesa e parë.

“Të gjithë I doja shumë, Klejdi ishte si gjaku dhe mishi im”, thotë Mirsadi.

Të dielën e kaluar a e kishte dërguar familjen për në aeroport.

“Babai im dontë që të vegjëlit, që ende po jetonin në Shqipëri, t’i merrte në Zvicër. Ai ishte aq i lumtur që po i shihte sërish”, tregon 26-vjeçari. “Ishte shoku im më i mirë. Ende nuk po mund të mendoj qartë”.

Mendohet se familja që ishte në Citroën donte të tejkalonte një veturë tjetër, por është përplasur në mënyrë fronte me një kamion. Katër nga pesë persona sa ishin në Citroën vdiqën menjëherë.

Violeta e vogël ende po lufton për jetë në spital në Tiranë.

“Ajo është lënduar rëndë, por të premten ka folur disa fjalë. Mjekët janë optimistë se ajo do të shërohet”, thotë Mirsadi.

Varrimi i të ndjerëve pritet të bëhet sot në Prishtinë.

Shokët e Blerim Avdijajt ende nuk po mund ta kapërdijnë lajmin e rëndë.

“Të gjithë jemi në shok. E njoh Blerimin tash e 20 vjet. Ishte një njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm. Gjithmonë i shoqërueshëm dhe i harreshëm”, ka thënë Shefi O.

Fqiu Muhamet R. është I tronditur.

“Ne gjithmonë bënim grill së bashku dhe fëmijët tanë luanin bashkë në oborr. Ende nuk u kam treguar atyre, se u kanë vdekur shokët”, thotë Muhameti.

“Një nga shokët tanë të prëbashkët donte ta telefononte Blerimin të premten dhe t’i tregonte se sa borë ka rënë në Schaffhausen. Papritmas e kapi telefonin një polic dhe i tregoi se Blerimi ka pësuar aksident të rëndë”, tregon Shefkiu. Kështu shokët dhe fqinjtë mësuan për aksidentin tragjik.

Vetëm para pak muajve një familje tjetër me banim në Schaffhausen pësoi aksident fatal ndërsa po kthehej nga pushimet në Kosovë.

U përplasën me veturën Audi me një kamion në Meersburg. Bashkëshorti Zaim K (35), i biri Flori K (12) dhe nipi Bleoni (18) vdiqën në vend të ngjarjes. Bashkëshortja (35) dhe vajza (11) mbijetuan.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001