Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, 3 persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në vendin e quajtur “te Kroni i Mbretit”.

Në fotografitë që lexuesit i kanë dërguar në adresën e lajmi.net shihet një automjet i rëndë i rrotulluar në rrugë.

Policia e ka konfirmuar aksidentin për lajmi.net duke treguar se tre persona kanë pësuar lëndime.

“Sot, më 13.08.2020, rreth orës 15:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dal në vend-ngjarje dhe po merren me rastin.”, tha zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi për lajmi.net.

Ende nuk dihet se cila është gjendja e të lënduarve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001