Infektuar: 4100|Shëruar: 2063|Vdekur: 86

Ahmeti-Qeverisë: Mos i largoni sytë nga pandemia e kriza ekonomike, duhet konsensus

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm njerëz për të ndërtuar politika e konsensus për pandeminë e ekonominë, derisa i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos largojë sytë nga pandemia dhe kriza ekonomike.

Ai thotë se çmimi i lartë i maskave madje është luks për shumicën e qytetarëve.

“Mbajtja e maskës është e domosdoshme dhe e përgjegjshme. Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye. Por kryesorja është arsyeja ekonomike. Kur bëhet obligim atëherë duhet kujdesur që qytetarët kanë mundësi ta sigurojnë atë. Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimëshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Ai shton se si gjithmonë krizat godasin shtresën më të varfër më së pari dhe më së shumti në terme relative por edhe absolute.

“170 euro nuk janë vlerë e njëjtë për dikënd që i ka milionat dhe dikënd që ka vetëm borxhe. Kjo pandemi dhe krizat përcjellëse nuk do të mund të luftohen me manuale 200 faqëshe e as me masa të pazbatueshme, por me ndërtim të besimit të ndërsjellë të institucioneve me qytetarët, pozitë e opozitë, biznese e punëtorë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shton se kjo qeveri nuk i ka 100 ditë për ta vlerësuar fillimin siç do ndodhte në një situatë normale.

“Duhet dinamikë e pandalshme në Kuvend. Takime të panumërta për të arritur kompromis. I kuptojmë që temat tjera munden ta humbin fokusin e qeverisë, por mos i largoni sytë nga topi e ai sot është pandemia dhe kriza ekonomike. Ka mjaftueshëm media, analistë e politikanë për të folur për to. Duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm njerëz për të ndërtuar politika e konsensus për pandeminë e ekonominë. E në këto tema jemi në njërën anë të gjithë. Mjafton të diskutojmë e kontribuojmë të gjithë”, ka shkruar Ahmeti.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001