Infektuar: 34940|Shëruar: 21446|Vdekur: 926

Ahmeti për vaksinën anti-COVID: Qeveria krahas porosisë menjëherë duhet ta bëjë gati edhe planin e distribuimit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitje logjistike për vaksinën anti-COVID.

Ahmeti tha se sipas parashikimeve në SHBA do të duhen rreth 6 deri në 8 muaj që vaksinën ta marrin mjaftueshëm njerëz.

Kësisoj Qeveria e Kosovës do të duhej që krahas porosisë menjëherë të bëj gati edhe planin e distribuimit dhe të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative, transmeton lajmi.net.

Ahmeti theksoi se meqë s’do të mund të vaksinohen të gjithë në të njëjtën kohë, duhet të caktkohen procedurat e përdorimit të drejtë me prioritet.

Postimi i plotë:

Të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitjet logjistike për vakcinë. Porosia e dozave është vec njëra pjesë. Transporti në -60 gradë dhe logjistika e distribuimit të vakcinave janë sfida që kërkojnë planifikim. Sipas të gjitha gjasave Gjërmania fillon em 15 dhjetor e Britania e madhe ndoshta eshe më herët. Sipas parashikimeve, në ShBA do të duhen rreth 6-8 muaj që vakcinën ta marrin mjaftueshëm njerëz.

Qeveria e Kosovës duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëj gati edhe planin e distribuimit. Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative.

Meqenëse nuk do të mund të vakcinohen të gjithë në të njejtën kohë duhet të caktojmë procedurat e Përdorimit të Drejtë me prioritete.

Është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vakcinoheshin 1. Punëtorët shëndetësor 2. Të moshuarit dhe 3. Personat me sëmundje kronike.

Të tjerët mund të presim!

P.S. E di që ju duket herët të diskutojmë tani, por mos diskutimi tani na shkakton humbje të dy muajve në fund.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001