Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Ahmeti gëzon artistët: Komuna e merr përsipër qiranë e Teatri “Oda”

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta marr me qera hapësirën e “Teatrit Oda” për mos ta kthyer në hapësirë komerciale, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se hapësira do ti ofrohet Odës, qendres Multimedia dhe organizatave të tjera që kanë aktivitete skenike dhe prodhojnë art e kohë të bukura. Shumë shpejtë do të finalizohen detajet e tjera.

Lajm i mirë për artistët dhe teatrot alternative:

Për shkak të pamundësisë së pgesës së qerasë dhe mungesës së fondeve Teatri Oda gati se është detyruar të mbyllet. Iniciativë vetanake dhe e guximshme e disa artistëve të Prishtinës arriti që ta hapte dhe ta mbante me vite të tëra këtë Teatër që solli shumë momente të bukura për artdashësit në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta marr me qera atë hapësirë për mos ta kthyer në hapësirë komerciale. Por me kaq përfundon vendimmarrja jonë. Hapësira do ti ofrohet Odës, qendres Multimedia dhe organizatave të tjera që kanë aktivitete skenike dhe prodhojnë art e kohë të bukura. Shumë shpejtë do të finalizohen detajet e tjera.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001