Infektuar: 56806|Shëruar: 49537|Vdekur: 1450

Adoleshenti vdes nga granata e luftës së dytë botërore që ai bleu në një dyqan të suvenireve antike

Granata i shpërtheu në shtëpi dy ditë para Krishtlindjeve.

Një adoleshent nga Virginia është vrarë në një eksplodim të granatës që i përkiste luftës së dytë botërore, të cilën autoritetet thonë të ketë blerë në një dyqan të suvernireve antike, shkruan “DailyMail”.

Në një deklaratë zyra federale për alkool, duhan, armë dhe eksploziv, ka lëshuar gjithashtu një urdhër kërkimi dhe inspektimi në dyqan dhe në gjësendet e shitura nga dyqani në rast se diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur.

Autoritetet nuk kanë treguar identitetin e adoleshentit, vetëm kanë konfirmuar se ai ka vdekur me datën 23 dhjetorë, kur granata shpërtheu në shtëpinë e tij.


Gjatë blerjes, as shitësi dhe as blerësi nuk e menduan se do ishte granatë efektive, ata menduan se ishte e zbrazur nga brenda.

Autoritetet kanë thënë se nuk janë të sigurt se sa granata dore janë shitur nga ky dyqan, ose se kush i ka blerë sepse zakonisht blerjet bëhen me para cash.

Ata kërkuan ndihmën e publikut për të lokalizuar nëse ka ndonjë që është blerë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001