Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

A janë kushtetuese masat dhe ora policore të vendosura në Kosovë

Qeveria Hoti vazhdon t’i rezistojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me infrastrukturën ligjore që duhet krijuar në funksion të luftës kundër pandemisë COVID-19. Në kundërshtim me aktgjykimin e institucionit më të lartë për interpretimin e Kushtetutës, Qeveria ka miratuar masat e reja. Por, sipas Kushtetueses, Qeveria nuk është autoriteti që mund të kufizojë ndonjë të drejtë dhe liri themelore përmes vendimeve, nëse një kufizim i së drejtës përkatëse nuk është paraparë me ligj të Kuvendit.

Ndër arsyet e rrëzimit të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Kurti ishte edhe menaxhimi i pandemisë. Pasi Kuvendi ia hoqi mandatin Qeverisë së kaluar, ajo nuk ka mundur të procedojë nisma ligjore. Tani Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i legalizuar masat ndaj koronavirusit. Veç kësaj, kundërthënës në deklarata janë shfaqur edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe vartësi i tij, ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përkitazi me kushtet brenda klinikave ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus, raporton KOHA.

Përfaqësues organizatash të shoqërisë civile kanë shprehur zhgënjim lidhur me qasjen e institucioneve për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se që nga shpallja e kësaj pandemie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, institucionet kanë dështuar në miratimin e kornizës ligjore adekuate, dhe se kjo ka ndikuar që menaxhimi i kësaj pandemie të bëhet duke shkelur vazhdimisht dispozitat e Kushtetutës dhe duke cenuar rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001