Yllka Kuqi konfirmon shtatzëninë me imazhin më të veçantë me burrin e saj në ditën e të dashuruarve

Katër muaj më parë, Telegrafi kishte raportuar nga burime të sigurta pranë këngëtares Yllka Kuqi, për shtatzëninë e saj.

Pas një periudhe relativisht të gjatë heshtjeje, këngëtarja nga Gjakova vendosi që pikërisht në ditën e Shën Valentinit ta konfirmojë që është në pritjen e ëmbël.

Ajo ka realizuar një fotografi të veçantë dhe shumë artistike me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaskën, i cili shihet duke përqafuar barkun e këngëtares, teksa kjo e fundit pozon e mbuluar me një material të bardhë dhe transparent.

Dyshja duken shumë të lumtur, teksa numërojnë për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

“Dashni” ishte mbishkrimi i këngëtares Kuqi në përshkrimin e kësaj fotografie, duke lënë të kuptohet se Shën Valentini i këtij viti ka qenë më i veçanti për të dhe burrin e saj.

Yllka përndryshe nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në aspektin e prurjeve të reja muzikore dhe arsyeja duket të jetë fokusimi në jetën e saj private.


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001