Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Xhaka nga karantina: Masat këtu në Londër po bëhen gjithnjë e më të ashpra

Në tetor të vitit të kaluar, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, u bë baba për herë të parë.

Mesfushori i Arsenalit nuk ngurron që në rrjetet sociale të publikoje imazhe të ndryshme pranë të bijës, siç ka vepruar edhe tani.Xhaka ka shpërndarë një fotografi me vajzën, teksa nuk ka munguar edhe një dedikim emocional nga ana e tij.

Nëpërmjet një postimi Xhaka ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë, në Londër.

“Tani . Ka një orar lëvizjeje. Parqet e lojërave, fushat sportive, parqet dhe të gjitha dyqanet duhet të mbyllen. Ne dalim nga shtëpia vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe kur jemi në shtëpi kalojmë kohën bashkë! Familja ime më jep shumë forcë – ne argëtohemi së bashku dhe përpiqemi t’ia kalojmë sa më mirë. Si po e kaloni ju kohën?”, ka shkruar futbollisti pranë postimit në Instagram.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001