Votat “qesharake” të gazetarit kosovar, tifozët e Liverpoolit në Kosovë i kërkojnë falje Van Dijkut

Tifozët zyrtarë të Liverpoolit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj votave të gazetarit Bajram Shala për “Ballon d’or”.

Ai kishte votuar me pikë maksimale argjentinasin Lionel Messi, por holandezin Virgil van Dijk nuk e votoi fare. Në profilin e tyre në wëitter, tifozët e “të kuqve”, shkruajnë:

“I madhi Virgil, ne të gjithë tifozët e Liverpoolit nga Kosova të kërkojmë falje për votimin qesharak, nga i cili nuk njohim se kush është por ne do t’ia paguajmë atij një abonim televiziv në Ipko apo Kujtesa, që ai të mësoj për ty në të ardhmen. Bajram Shala na shkruaj në mesazh privat për detajet”.

Këta janë 5 futbollistët të cilët i votoi gazetari Shala.

Messi u zgjodh më i miri pasi pati vetëm 7 pikë më tepër se van Dijk.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001