Infektuar: 1123|Shëruar: 847|Vdekur: 30

Vonohet procesi i akreditimit, rektorët të shqetësuar për fatin e rekrutimit të studentëve të rinj

Procesi i akreditimit në institucionet e arsimit të lartë në vend këtë vit ende nuk ka nisur, shkruan Literal Media.

Sot (e premte) në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës 'Hasan Prishtina' u mbajt Konferenca e Rektorëve. Këta të fundit shprehën shqetësimin e tyre për vonesat e procesit të akreditimit institucional dhe të programeve nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Konferenca e Rektorëve me anë të një shkrese informoi Agjencinë e Kosovës për Akreditim që universitetet janë të përgatitura për këtë proces dhe çdo vonesë e mundshme do të ndikonte në proceset tjera siç është rekrutimi i studentëve të rinj, shkruan Literal Media.

'Universitetet publike, por edhe sistemi i arsimit të lartë në vend, mund të pësojë pa fajin e universiteteve publike në këtë proces. Kërkojmë që procesi i akreditimit të përfundojë në qershor të 2020-tës, në mënyrë që universitetet e akredituara të mund të vijojnë me rekrutimin e studentëve të rinj me kohë', thuhet në kërkesën drejtuar Agjencisë së Kosovës për Akreditim.




LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001