Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondhal

Kandidatja e LDK-së për kryeministër, Vjosa Osmani, takoi diplomatët norvegjez, Jens Erik Grondahl, Ambasador në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësues Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

Osmani falënderoi Grondhal dhe Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Njëkohësisht, Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier