Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Viziton fabrikën e Fordit, Trump shfaqet para gazetarëve pa maskë mbrojtëse

Gjatë një vizite në fabrikën e Fordit në Michigan, presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të bartë maskë mbrojtëse, edhe pse një gjë e tillë është e obligueshme për të gjithë që futen në çfarëdo hapësire publike në këtë shtet.

Edhe pse kjo kompani i ka njoftuar zyrtarët e protokollit të Shtëpisë së Bardhë me këto këshilla të ekspertëve shëndetësorë, nga zyra e administratës së presidentit ka ardhur përgjigja që Shtëpia e Bardhë i ka masat e saj të sigurisë sa i përket protokollit, dhe se vendosë vetë për ato.

Siç raporton CNN, presidenti kishte refuzuar të bartë maskën mbrojtëse vetëm atëherë kur në afërsi të tij ishin kameramanët e televizioneve.

Ndërkaq i pyetur se pse nuk mbanë maskë mbrojtëse para kamerave, Trump është përgjigjur duke thënë se “nuk dëshiron që t’ia jep atë kënaqësi mediave duke e shikuar me maskë”.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001