Vdes profesori dhe publicisti Ferit Dibrani

Ka ndërruar jetë profesori i vyer, udhëheqësi arsimor i dalluar dhe faktmbledhësi i përkushtuar, në rrugëtimin e arsimit shqip, Ferit Dibrani.

Përgjatë mëse katër dekadave përkushtim, ai është kthyer në një nga simbolet e luftës vetmohuese në dhe për arsimin shqip, betejën për dokumentimin e të cilit e vazhdoi deri në fund të jetës.

Pothuaj e gjithë trajektorja e arsimit shqip në komunën e Vushtrrisë, me fokus të veçantë në shekullin e fundit, mund të gjendet e përmbledhur në dhjetë librat që ka botuar.

Me gjithë punën e madhe në ligjërim e më pas drejtim të arsimit në Vushtrri, si dhe më pastaj në dokumentim të qindvjetëshit arsimor, punën e vazhdoi edhe në pension, duke udhëhequr Shoqatën e Veteranëve të Arsimit, deri në frymën e fundit.
LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier