Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

Valdete Idrizi i reagon Bahtirit: Nxitja për dhunë e vëllavrasje në kohë pandemie, nuk do koment

Ish-kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri i cili tha se në rast se nuk shpallen zgjedhjet mund të ketë vëllavrasje.

Idrizi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë!

“Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E dënueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!”, ka shkruar Idrizi.

Postimi i plotë:

Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë!
Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E dënueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!
Qytetarët i lus të vazhdojnë të rrinë në shtëpi, të ruajnë qetësinë, të tregojnë maturi duke qëndruar në shtëpi me familjet e tyre, duke bërë vepra të mira, duke qenë tolerant, bashkëpunues e solidar, dhe duke i respektuar të gjitha masat dhe udhëzimet nga Institucionet. Të bashkëpunojnë me Institucionet Shëndetësore!
Në këtë mënyrë iu lehtësojmë punën edhe atyre që janë në vijë të frontit në përballje me virusin, e nuk kanë komoditet të rrinë në shtëpi!
Vetëm bashkë mund të kalojmë këtë pandemi sa më lehtë!
#rrinështëpi

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001