Trotuari i shembur në rrugën C, Tahiri thotë se investitorit i janë ndërprerë punimet

Një pjesë e trotuarit në rrugën C në Prishtinë është shembur gjatë ditës së sotme, kjo për shkak të punimeve që kanë qenë duke u bërë në ndërtim.

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë për Telegrafin se inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar sipas ligjit.

“Sot gjatë ditës ka pas rrëshqitje të dheut në njërën nga vend-punishtet me ç’rast është dëmtuar edhe infrastruktura jashtë saj. Sipas inspektorit të terrenit, punimet kanë qenë sipas projektit për të cilin është marrë leje në Urbanizëm. Inspektorët tanë dhe të Shërbimeve Publike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar sipas ligjit, duke e rrethuar ndër të tjera pjesën e dëmtuar”, ka thënë Tahiri.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier