Infektuar: 125|Shëruar: 10|Vdekur: 1

Tre pacientët e shtrirë në QKUK nuk janë të prekur nga koronavirusi

Ka rezultuar negativ testi i analizave laboratorike rreth dyshimeve se tre persona janë prekur nga virusi kinez koronavirusi, raporton Express nga burimet e saja.

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.

Siç njofon QKUK’ja, të tre pacientët që dyshohej se janë të prekur nga virusi, kanë ardhur nga Italia ku tashmë janë konfirmuar dhjetëra raste të të prekurve prej koronavirusit.

“Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia”, thuhej në njoftim.

Por në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë dalë negative, sipas burimeve të Gazetës Express.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin, e rezultatet dolën negative.

Sipas tyre, ekipet po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me koronavirus në botë.

Ndërkohë, komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001