Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Tetë artefakte të Vranidollit – dëshmi nga koha e Justinianit

Perandori Justinian, sipas burimeve historike, u lind në territorin e Dardanisë. Vitet 482 dhe 483 është periudha kohore kur në Tauresium, territorin e sotëm të Maqedonisë Veriore, ai u pagëzua me emrin Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus.

Relativisht i ri do të ngjitej në fron. Më 527 do të bëhej perandor i Bizantit. Do të sundonte për 38 vjet, deri në vdekjen e tij në Kostandinopojë, Stambollin e sotëm.

Adhurohej gjithandej Perandorisë. E në këto anë pos si udhëheqës, ekzistonte edhe një tjetër arsye për ta adhuruar. Ishte etnia e tij ilire, përkatësisht dardane. Midis të tjerash edhe monedhat preheshin duke u ilustruar me figurën e tij.

Dy të tilla janë gjetur në fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës. Ahmet Jashanica po ecte nëpër fshat, saktësisht në vendbanimin, që sipas toponimit quhet Kulina.

Monedhat duhet të kenë qarkulluar në atë pjesë, 20 kilometra në veri të Prishtinës midis shekujve IV dhe VI. Por ato nuk janë gjetjet e vetme arkeologjike që i kishin rënë në sy Jashanicës.

Një kopse, një pincetë, dy gjetje plumbi me diametër të vogël e dy dalta të vogla janë mbledhur nga Jashanica. Të gjitha i ka dorëzuar në Institutin Arkeologjik të Kosovës, ashtu siç edhe e parasheh Ligji për trashëgimi kulturore i miratuar më 2006.

“Ai ka ardhur në zyrat tona dhe në atë rast na ka njoftuar për gjetjet e artefakteve arkeologjike. Gjetjet janë të rastit, sipas deklaratës së tij, me arsyen se vendbanimi Kulina gjendet në arealin e fshatit dhe se ai andej del shpeshherë për ecje në natyrë apo rekreacion”, ka thënë Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Sipas tij, dorëzimi është bërë me dëshirë në mënyrë që artefaktet të studiohen e promovohen si trashëgimi kulturore e Kosovës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001