Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Testohet dhe dezinfektohet stadiumi 'Fadil Vokrri', i gatshëm për ndeshjet e Kosovës

Në stadiumin 'Fadil Vokrri' janë kryer rinovime të nevojshme në fushë dhe objektet dhe tani ai është i gatshëm për t’i mbajtur ndeshjet e ekipit të Kosovës.

Gjatë kohës kur futbolli është pezulluar pothuajse në çdo vend të botës, përfshirë në Kosovë, deri në një kohë të papërcaktuar, në stadiumin e Prishtinës janë kryer disa punime të nevojshme, si është testuar ndriçimi.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se stadiumi është i gatshëm për t’i pritur ndeshjet e Kosovës.

“Gjithçka në rregull për ndeshjet ndërkombëtare të Kombëtares A, sonte u testuan edhe dritat në Stadiumin 'Fadil Vokrri'. Është rikuperuar fusha, janë rinovuar objektet përcjellëse; është dezinfektuar gjë që rezulton se ai është i gatshëm për sfidat e radhës të Kombëtares së Kosovës”, ka thënë Ademi.

Megjithatë, Kosova nuk do të mundë të luajë në kryeqytet të paktën deri në muajin shtator, atëherë kur nis fushatën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova pritet të luajë gjatë verës, ose më së largu në vjeshtë, në play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 – i cili do të mbahet më 2021 shkaku i pandemisë koronavirus – por gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojë në Shkup. Finalen e mundshme do ta luajë në shtetin e fituesit të duelit tjetër gjysmëfinale Bjellorusi – Gjeorgji.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001