Tesla po punon në sistemin e ri të ngrohjes së ulëseve të veturave

Sistemi i ri i ngrohjes, do të ofroj ulëse të ngrohta dhe të përshtatshme, me më pak shpenzim

Ulëset që ngrohen, nuk janë risi në industrinë e automobilizmit, meqë janë shfaqur para pesë dekadash, ndërsa tani janë standarde në shumicën e veturave të reja

Mirëpo, inxhinierët kreativë në Tesla, kanë vendosur që të punojnë në ndryshimin e sistemit të ngrohjes së ulëseve të veturave, që t’ju rrisin rehatinë përdoruesve që i vozisin këto makina nëpër zona të ftohta.

Bazuar në aplikimin për patentë, mësohet se Tesla do të krijojë ulëse të reja që përbrenda përmbajnë likuid, që do të përhapet gjithkah në mënyrë të njëjtë dhe të lëshojë nxehtësi. Deri më tani, është shfrytëzuar mënyra tradicionale e nxehjes së ulëse, nëpërmjet ngrohëseve elektrike, ku sa më shumë rrymë që kalonte, aq më shumë nxehtësi prodhohej.

Këto ulëse elektrike, që pritet të shpenzojnë shumë më pak, do të ofrojnë më shumë rehati dhe ngrohje më të mirë.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier