Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Tërmeti me magnitudë 5.9 godet Zelandën e Re

Një tërmet me magnitudë 5.9, ka goditur Zelandën e Re, afër Wellingtonit, raporton reuters.

Epiqendra e tij ka qenë 30 kilometra larg qytetit të Levinit, i cili gjendet afër kryeqytetit të Zelandës së Re, Wellingtonit, transmeton KOHA.

Shërbimet emergjente të Wellingtonit nuk kanë thënë se nuk është raportuar për dëme. Të gjithë trenat në Wellington janë suspenduar.

Shumë dëshmitar ka thënë për Reuters, se ka ndjerë lëkundje të mëdha në Wellington.

“Kjo nuk na nevojitej tani...,” ka thënë ministri i financave në një postim në Twitter.

Zelanda e Re qëndron në një zonë sizmike aktive e quajtur “Unaza e Zjarrit”, një fushë 40 mijë kilometra të vullkanit dhe rrymave oqeanike vullkanore të Oqeanit Paqësor.

Qyteti i Christchurch në vitin 2011 është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.3, nga i cili mbetën të vdekur 185 persona.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001