Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Teknologjia e re që do mundësojë sterilizimin dhe ripërdorimin e maskave N95

Kalifornia do të përdor teknologjinë e re nga ndërmarrja Battelle që lejon sterilizimin dhe ripërdorimin e maskave N95 qysh këtë javë, njoftoi sot Mark Ghilarducci, me Zyrën e Guvernatorit të Kalifornisë për Shërbime Emergjente.

“Është një teknologji që mundëson që një maskë të përdorur N95 t’i bëhet procesi i sterilizimit dhe pastrami, gjë që i bën ato përsëri të reja”, u tha Ghilarducci gazetarëve të mërkurën.

“Dhe kjo është teknologji e re që është aprovuar nga FDA, dhe CDC, do të jetë në dispozicion në Kaliforni, brenda javës tjetër”.

Julia Chatterley e CNN intervistoi në mëngjes drejtorin e kompanisë Battelle, Lewis Von Thaer, i cili tha se duke përdorur peroksid hidrogjeni në formë të avulluar, “ne vërtetuam se mund të përdorim përsëri këto maska”.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001