Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.

Menagjmenti dhe stafi i TKK-së u ka shprehur ngushëllime familjes Kraja, kolegëve të regjisores dhe të gjithë artdashësve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve”.

TKK njofton se në shenjë respekti ndaj familjes Kraja dhe komununitetit artistik është anuluar shfaqja e planifikuar për natën e sotme.

Regjisorja Arzana Kraja është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Rrethanat e vdekjes së saj janë ende të dyshimta për Policinë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001