Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Të gjithë ata që e shikuan derdhën lot, shpjegimi i sociologut kosovar për filmin “Miracle In Cell No.7”

“Miracle In Cell No.7”, i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize” është një film turk, prodhim i vitit 2019 që transmetohet në Netflix dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut (2013) me të njëjtin emër.

Ai u bë tejet i famshëm, derisa të gjithë po flasin për të.

Edhe sociologu kosovar, Ferdi Kamberi, ka postuar një status, deri flet për këtë film.

Ky është postimi i tij:

Filmat përbëjnë atë që Parsons dikur e quante sistem i simboleve shprehëse.

Kjo nënkupton se filmi mund të përfshinë një sistem simbolik i cili shprehet dhe përfshinë orientime: a) në vetvete, b) gjendjen e përgjithshme të botës dhe c) gjendjen e mundshme e cila shprehet qoftë përmes dëshirës apo frikës (fantazisë) (Lovell, T: Sociology and the Cinema).

Zakonisht filmat tek ne nuk është që gjejnë edhe aq trajtim adekuatë ose analizë kritike. Sociologjia e filmit fokusohet më shumë në analizën e filmit, modelin dhe mesazhin që jep filmi.

Ajo shihet edhe si pjesë e rëndësishme e ndryshimeve shoqërore, përmes së cilës protagonistët në fjalë japin një mesazh ose dëshirojnë që të japin një mesazh të tillë në raport me publikun ose shoqërinë.

Filmi turk me titull “Miracle In Cell No.7/Mrekullia në qelinë numër 7” me regji të regjisorit Mehmet Ada Oztekin i cili është shfaqur së fundi dhe ka marr vëmendjen e opinionit të gjerë publik është një film i cili ngërthen në vete një dashuri prindërore në mes të babait i cili është me aftësi ndryshe dhe vajzës së tij 6 vjeçare, një mësuese e devotshme dhe individ ushtarak të cilët përdorin pushtetin për qëllime të caktuara.

Filmi shpërfaq po ashtu edhe arrogancën e pushtetit ose atë që Weber do ta quante si patrimonializëm që ka të bëjë me një lloj autoriteti ku fraksionet ushtarake dhe administrative forcojnë apo e marrin në duar të veta fuqinë e Zotit/Perëndisë.

Në njërën anë paraqitet fakti se si pushteti përdor përdorimin e forcës, legjitimitetin dhe mekanizmat tjerë të cilat i ka në duar me qëllim të arritjes së qëllimeve tij dhe anën tjetër fakti që edhe pushteti ka individ të cilat çdo herë janë të gjendje të sakrifikojnë për të mirën kolektive.

Për mendimin tim, ky film është një ndër ato filmat të cilat duhet shikuar dhe analizuar me kujdes, sepse përçon një mesazh të fortë opinionit të gjerë dhe se përfshinë disa karakteristika politike, sociale, ekonomike, psikologjike dhe kulturore.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001